Tri arrestime në Rajonin e Prizrenit për dhunë ndaj gruas

Në Prizren është arrestuar një person për shkak se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“Prizren 04.01.2022 – 21:05. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij- viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në Suharekë është arrestuar një person pasi i dërgoi ish-gruas mesazhe kërcënuese.

“Suharekë  05.01.2022, 20:55. Viktima femër kosovare ka  raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin është ndarë, përmes telefonit i dërgon mesazhe kërcënuese. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.

Në një rast tjetër në Suharekë, një person u arretua dje pasi e kanosi gruan e tij.

“Suharekë  05.01.2022, 22:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, konfirmohet nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *