Tri lagje në Prizren nuk do të kenë ujë deri në orën 18
K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar nga operatori ekonomik, në rrugën “Ismail Kryeziu”, me date 25.03.2022, prej orës 10:00 deri 18:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë për këtë periudhë kohore për këto zona:
· Rr. Ismail Kryeziu
· Lagj-ja Jeta e Re
· Lagj-ja Arbana
Me përfundimin e punimeve, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë në këto zona.