Përfshihet nga zjarri tregu “Fatoni” në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka përfshirë tregun “Fatoni” në Prizren, në orë e mëngjesit të ditës së sotme.

Në fotografitë e siguruara nga TV Prizreni shihet se janë shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës dhe kanë njoftuar se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në orën 06:00 të mëngjesit, derisa shkaku i zjarrit ende nuk dihet. Në vendin e ngjarjes sipas Policisë kanë dalë të gjitha njësitet relevante.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *