Tringa Kasemi: Shoqëria Civile vetëm në dëgjimin e intervistave të Kandidatëve për drejtorë

Tringa Kasemi pjesëtare e Shqoërisë Civile përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se “Monitorimi i procesit të përzgjedhjes së  drejtorëve/eve të shkollave në Prizren nga ana e shoqërisë civile (deri tani) përfshiu vetëm dëgjimin e intervistave të kandidatëve/eve”.

Postimi i plotë:

 Monitorimi i procesit të përzgjedhjes së  drejtorëve/eve të shkollave në Prizren nga ana e shoqërisë civile (deri tani) përfshiu vetëm dëgjimin e intervistave të kandidatëve/eve.

Realisht asgjë më shumë, pra as informim mbi mënyrën e pikëzimit, as rekomandimet e të gjeturat e shoqërisë civile rreth procesit, të paktën para shpalljes së ‘fituesve’ në faqet zyrtare (përfshi këtu edhe pranimin e dokumentacioneve ku nuk ishim prezent).

Kur e kemi përshëndet hapjen e dyerve për shoqërinë civile, nuk e kemi mendu në aspektin ‘për sy e faqe’ por pjesë të proceseve përnjëmend, sigurisht aq sa kemi drejtë.

Sidoqoftë, ne jemi dhe do të vazhdojmë të jemi kërkues të transparencës si dhe do të ipen rekomandimet pavarësisht se a do të merren parasysh apo jo! 🙂

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *