Tubohen në një fshat në Suharekë dhe gjuajnë me armë zjarri, Policia sekuestron 124 gëzhoja
Policia në Suharekë në bashkëpunim më Prokurorin e Krimeve të rënda kanë filluar një hetim preliminar për një tubim në fshatin Grejqevc të Suharekës, i cili u publikua në rrjete sociale.
Në këtë tubim janë dëgjuar edhe krisma nga arma e zjarrit, për të cilin ka filluar hetimi nga Policia e Prokuroria e Krimeve të rënda.
Pas veprimeve operative-hetimore fillestare janë identifikuar dy persona të cilët janë intervistuar nga hetuesit e rastit.
“Në vendin e ngjarjes policia si provë materiale ka sekuestruar rreth 124 gëzhoja të shkrepura nga arma e zjarrit të cilët do të ekzaminohen dhe të përcaktohet lloji i armës më të cilën janë përdorur pasi janë kalibër i ndryshëm.
Në lidhje më këtë ngjarje policia më urdhër të prokurorit do të punojë në identifikimin dhe intervistimin e pjesëmarrëseve në këtë tubim”, thuhet në komunikatën për media të Policisë.
Përveç veprimeve të ndërmarra në rastin e shkaktimit të rrezikshëm si vepër penale, policia ka njoftuar edhe autoritetin e inspektorëve sanitarë për ndërmarrjen e masave për masat anti covid19.