U hap ekspozita e parë e Dafina Bajramit
Ekspozitën e parë Dafina Bajrami ka zgjedhur të hap në ditëlindjen e saj të 19, prandaj e ka qujtur “19”
Rron Kastrati me rastin e ekspozitës së parë të artistës Dafia Bajrami tha se në këtë ekspozitë janë 27 piktura dhe vizatime të stileve të ndryshme ku pasqyrohet e energjia e pashtershme e një artisteje
Hasan Thaçi, tha se Dafina e trajton shumë mirë formën. “Edhe pse e studion arkitekturën, mirëpo ka një qasje shumë të veçantë në artin figurtiv.Trajton shumë mirë ngjyrën, teknikat a akrilit dhe vajit. Sot prezantohet më 27 punime kur shohim tema të ndryshme si: portreti, natyra e qetë, pejasazhi, motive të Prizrenit. Dafina ka një qasje shumë të veçantë në perspektiv” tha Hasan Thaçi.
Arbnor Morina tha se artistja e ka bërë një punë ta palodhshme. “E ka zgjedhe datën e mirë, ditëlindjen. Vetë puna e Dafinës ka me fol më shumë se sa krejt na cka mujm me thanë” tha Arbnor Morina.
Vetë autorja e ekspozitës falenderoi familjën dhe miqtë që me këtë rast “ma keni zbukuru ditëlindjen dhe ekzpositën”.