U hap ekspozita e parë e Dafina Bajramit

Ekspozitën e parë Dafina Bajrami ka zgjedhur të hap në ditëlindjen e saj të 19, prandaj e ka qujtur “19”

Rron Kastrati me rastin e ekspozitës së parë të artistës Dafia Bajrami tha se në këtë ekspozitë janë 27 piktura dhe vizatime të stileve të  ndryshme ku pasqyrohet  e energjia e pashtershme e një artisteje

Hasan Thaçi, tha se Dafina e trajton shumë mirë formën. “Edhe pse e studion arkitekturën, mirëpo ka një qasje shumë të veçantë në artin figurtiv.Trajton shumë mirë ngjyrën, teknikat a akrilit dhe vajit. Sot prezantohet më 27 punime kur shohim tema të ndryshme  si: portreti, natyra e qetë, pejasazhi, motive të Prizrenit. Dafina ka një qasje shumë të veçantë në perspektiv” tha Hasan Thaçi.

Arbnor Morina tha se artistja e ka bërë një punë ta palodhshme. “E ka zgjedhe datën e mirë, ditëlindjen. Vetë puna e Dafinës ka me fol më shumë se sa krejt na cka mujm me thanë” tha Arbnor Morina.

Vetë autorja e ekspozitës falenderoi familjën dhe miqtë që me këtë rast “ma keni zbukuru ditëlindjen dhe ekzpositën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *