U hap ekspozita e shpendëve shtegtarë

Në Kejin e Lumbardhit, u hap ekspozita e shpendëve shtegtarë, të fotografuara në trojet shqiptare. Organizata Wildlife Albanian Photographers me këtë ekspozitë synon të njoh opininonin me zogjtë shtëgtarë të cilët shtegtojnë në trojet shqiptare.

“Është kënaqësi dhe privilegj që miqtë e Grupit ma kanë lënë me bo hapjen e ekspozitës së shpendëve shtegtarë, e cila është mbajtë edhe vitin e kaluar dhe kemi insistuar që me qenë tardicionale” tha Sefer Susuri në hapje të ekspozitës.

“Në këtë ekspozitë janë 39 fotografi të shkrepura nga fotograf të trojeve etnike shqiptare. Esenca e kësaj ekspozite ka qenë qe ne Grupi me ngrit vetëdijen sa i përket botës së egër” tha Susuri.

Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës dhe kandidatë edhe për një mandat tha me këtë rast se ekspozita është mbështetur nga Komuna.

“Qytetarët e Prizrenit me aktivitete të shumta shumë gjëra po i tregojnë publikut. Tash e kemi këtë ekspozitë të shpendëve shtegrtaë. Jam i befasur sa shumë shpend shtegtar paska në vendet shqiptare. Uroj që të gjithë qytetarët ta vizitojn ekspozitën” tha Mytaher Haskuka.

Arian Mavriqi, në emër të organizatorit tha se i është mirënjohës Komunës së Prizrenit për ndihmën.


“Këto punime janë të fotografëve të cilët kanë pritur me orë të tëra për ti kapur momentet. Këto fotografi për herë të parë po ekspozohen një ekskluzivitet që e ka Prizreni. Rëndësia e ekësaj eksopozitye lidhet direkt me popullatën tonë sepse mund ti shohin deri në detaje më të vogla shumë nga shpendët shtegtarë se si duken” tha Mavriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *