U ndalua nga qytetarët për grabitje, policia e arreston të dyshimtin
Sot, me datë 10 shtator 2021, në rrugën “Mark Kaqinari” në Prizren, personi i dyshimtë F.I i lindur në vitin 1987, përderisa kishte provuar të këmbente monedha nga Franga në Euro, në një këmbimore në qytet, kur viktima ishte duke i numëruar të hollat në vlerë prej 20000 mije euro, i dyshimti i ka grabitur të hollat duke e goditur viktimën dhe ka filluar ikjen.
Viktima kishte kërkuar ndihmë nga disa qytetarë për rreth të cilët menjëherë kanë reaguar dhe e kanë ndaluar të dyshimtin. Një patrulle policore kishte qenë afër vendit të ngjarjes e cila ka reaguar dhe menjëherë e ka arrestuar të dyshimtin.
Ne lidhje me rastin është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim të personit të dyshimtë dhe i njëjti është ndaluar në afat prej 48 orë.
Policia rajonale në Prizren, shfrytëzon rastin të falënderon qytetarët për guximin e treguar në reagimin e menjëhershëm të cilët arritën të ndalonin personin e dyshimtë për grabitje.