Informatë me rëndësi para ndeshjes Liria-Trepça

Të shtunën në ora 16.00 në stadiumin ‘Përpaim Thaçi’, zhvillohet ndeshja kampionale në futboll, ndërmjetë, Lirisë e Trepçës.

Ndeshja, e javës së II-të, është e vlefshme për Kampionatin e Kosovës, Liga e Parë.

Shkaku i gjendjes me Pandeminë, dhe masava të vendosura nga IKSHP-ja dhe Ministria e Shëndetësisë, Bordi i KF Liria, njofton tifozët me masat që duhet ndjekur në këtë ndeshje.

Secili tifozë duhet të paraqesë dëshminë se është i vaksinuar ose të paraqesë dëshminë e testit negativ, si dhe të ketë maskë mbrojtëse.

Lejohen vetëm 10% të tifozëve të kapacitetit të stadiumit.

Tifozët, do të vendosen vetëm në pjesën Lindore të stadiumit.

Me respekt,
KF Liria

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *