U raportua për një veturë të braktisur në Prizren, policia gjen një person pa shenja jete afër derës së shoferit

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës është raportuar për një veturë të braktisur në fshatin Zojz të Prizrenit.

Në raportin 24-orësh, Policia ka njoftuar afër veturës ka qenë i përmbysur një person i gjinisë mashkullore, afër derës së shoferit.

“Fsh. Zojz-Prizren 15.12.2023-08:40. Është raportuar për një veturë të braktisur dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një person i gjinisë mashkullore i shtrirë përmbys afër derës së shoferit. Ekipi mjekësor i urgjencës ka dalë në lokacion dhe ka konstatuar se viktima është pa shenja jete.” – thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *