U shënua “Dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Znj Ymrane Fusha ndërmarrëse e devotshme, njëkohësisht pronare e kompanisë ER-ABI, dhe në të njëjtën kohë kuvendare në Kuvendin e Prizrenit, organizoj një takim rikujtues dhe respektues rreth çështjes se problemit ‘Dhunës ndaj Grave’.

Data kujton nëntorin e vitit 1960, kur tri aktiviste politike të Republikës Dominikane, motrat Mirabal, u përdhunuan dhe u vranë nga ushtarët e diktatorit Rafael Trujillo.

Në takim moren pjese femrat-gratë nga sferat të ndryshme siç ishin : Dr.Sc. Mybera Mustafa, profesoreshë në UBT, Dr. Albina Çuni ,Dr. Shpresa Llukaj-Goçaj, poete, Mirvete Kabashi Leku, si dhe pjesëmarrës tjerë nga shoqëria civile, znj. Indira Elshani drejtoreshë e OJQ-së ‘SAKUNTALA, znj.Xhyhere Maqkaj, kryetare e shoqatës ‘Gratë e Dëshmorëve, Znj. Erblina Kallabaku Koordinatore e zyrës së Handicap Kosova në Prizren, znj. Lumnije Rakaj mësimdhënësen SHMF ‘Abdyl Frashëri’, Znj.Afërdita Saramati ndërmarrëse dhe znj.Rita Drini, aktiviste.

 Në këtë takim njohës u diskutua rreth temave të ndryshme, ku u identifikua si problem kyç vëdijesimi dhe rastet të larta të veprave të padeklaruara, ku është e vështirë të që shumë gra kanë frikë të shkojnë në polici te raportojnë nëse sulmohen.

Për më shumë takimi përpos qe ishte dedikuar si simbol i sensibilizimit për ditën 25 nëntori e njohur si dite ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, nga ky takim rezultuan shumë konkluzione ide dhe përkrahje sesi te veprojmë dhe te zbehim këtë dukuri ne shoqërinë Kosovare.

Por, për të luftuar dhunën kundër grave nuk mjafton kujtimi, pavarësisht se është kthyer në simbol botëror e sot, ku në anën tjetër, u duhet mësuar vajzave të jenë modele pozitive për bashkësitë, ku jetojnë, të impenjohen për barazinë ndërmjet burrit e gruas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *