Ulet çmimi i naftës amerikane pas deklaratës për ndërprerje të sulmeve ruse

Çmimet e naftës ranë ndjeshëm sot, pasi Rusia tregoi se do të reduktojë sulmet ushtarake në disa pjesë të Ukrainës. Çmimi i naftës amerikane ra me 6.4%, 99.25 dollarë për fuçi në tregtimin e fundit.

Nafta e papërpunuar Brent, standardi botëror ra me 5.4%, 106.43 dollarë për fuçi, shkruan CNN.

Pas bisedimeve të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës të martën, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Alexander Fomin tha se Ministria ruse e Mbrojtjes ka vendosur të “zvogëlojë në mënyrë drastike armiqësitë” në Kiev dhe Chernigov, sipas medias shtetërore RIA.

Zv.ministri i Mbrojtjes tha për mediat ruse më pas se kjo bëhet për t’i dhënë një mundësi negociatave.

Autoritetet ruse deklaruan më herët se kanë përfunduar fazën e parë të operacionit ushtarak në Ukrainë dhe tashmë po vijojnë me fazën tjetër.

Fill pas kësaj është njoftuar edhe një telefonatë mes Presidentit të Francës Macron dhe Vladimir Putinit. Më herët, shefi i delegacionit të Rusisë deklaroi nga Turqia se bisedimet me ukrainasit kishin shkuar mirë dhe se për këtë do të njoftonte Putinin.

Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë luftës në Ukrainë, ku numërohen më shumë se 10 000 ushtarë të vrarë dhe qindra tanke e blinda të shkatërruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *