Unë i lash të qetë, (Hidroregjionin Jugor) ata i zuri gjumi!

Kan kaluar 6 muaj prej kur “e kam lënë të qetë” ndërmarrjen ku punoj, Hidroregjionin Jugor pra.

Shkruan: Florent Maqkaj

Para 6 muajve gati sa nuk u penalizova për kërkesat që i pata drejtuar shefit të ekzekutivit, kërkesa këto që ishin për përmirësimin e kushteve të punës në kolibet e rojtarëve.

Kur i drejtova kërkesën natyrisht që morra edhe “një përgjigje” por besoj fuqishëm se ajo nuk ishte përgjigje nga “ai” qe i drejtova kërkesën.

Në përgjigje shkruante se do të punohet në një “projekt” për përmirësimin e kushteve në të gjitha objektet ku qëndrojnë rojtarët, rezultati- veqse është dëmtuar akoma më shum ai inventar që kemi pasur.

Më shum se 6 muaj, asnjë hap, asnjë pyetje se çfar na duhet, cilat jan problemet dhe vështirësitë që kemi, cilat jan nevojat tona, asnjëherë ata persona që ma kthyen “përgjigjen” nuk e zgjatën kokën për të parë se ku qëndron roja gjat ndërrimit, a është e përafërt me kushtet e zyreve të tyre. Dorën n’zemër kamerat i kan instaluar më në fund, por rojtarët nuk kan çasje në monitorimin e tyre 🙂 hajgaregji esapi!

Jemi kategoria më e diskriminuar në kompani, vetëm se disa kolegë të mi nuk flasin, nuk kërkojn, dhe vetëm falenderojn kur u thuhet se “ka hala ma keq, shuj se mir jeni” bile disa edhe like frigohen të m’i bëjnë postimit 😃.

Nuk e di pse thuhet “ka më keq” pse nuk shikojn që “ka më mirë” ngase nuk jemi më të mirë, pse kaq pesimizëm, qysh mendoni se “do të bëhemi zvicër” veq kur zgjohemi në mëngjes do të jetë gjithqka ndryshe, jo të nderuar, ju garantoj që ashtu nuk bëhet!

Të gjithë puntorët e Hidroregjionit Jugor paguhen për 8 orë punë, ndërsa punojn 7 orë në ditë sepse 1 orë e kan pauzën, për administratë e kam fjalën, sepse ata të terenit “nuk lodhen, për pauzë nuk kan nevojë😆” ndoshta ata jan më keq se ne rojtarët, por edhe ata “falenderojn” sepse “ka më keq”.

Ku jemi tek pauza, ne si rojtarë nuk e gëzojm të drejtën e pauzës, nuk e di pse, ose rojtari duhet të jetë robot.

Kthehemi tek “projekti i madh” të cilit po i duhen më shum se 6 muaj për tu jetësuar.

Për ironi të fatit, jan 6 kolibe ku qëndrojnë rojtarët, 3 objekte kan dimensione 3m me 2m, ndërsa 3 tjerat jan pak më të mëdha 3m me 3m 😆.

Nuk e di pse nuk ka mjaftuar 1 muaj për renovimin e një ambienti me këto dimensione, ose “projektuesit” nuk jan në nivel, ose po planifikojn ndonjë plan për vitin 2050.

E kam plan me e “përdor” komunitetin pakicë, sepse shumica e rojtarëve janë boshnjak, ndoshta do të merren masa më shpejt për diskriminim ndaj komunitetit pakicë, ku i dihet?!

Zoti hajër e boft!

Ti shkundi pak, mos po qohen prej gjumit!

Me rrespekt, rojtari juaj i dashur! 🥰

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *