Ushtari i FSK-së ndihmon dy fëmijë për të kaluar rrugën e vërshuar nga reshjet

Pamja e një ushtarit derisa po ua kalon rrugën nga përmbytjet dy fëmijëve është bërë virale në rrjetet sociale.

Shihet se ai bartë në krahë, dy fëmijë, djalë e vajzë, gjest ky që është çmuar shumë nga qytetarët.

Raportohet se fotografia është shkrepur në zonën e Gjilanit, komunë kjo që nuk ka kaluar lehtë nga përmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e shumta të shiut.

Vendi ynë është përballur me reshje të shumta të shiut ditëve të fundit, për shkak të kësaj situate në teren kanë vepruar edhe ekipet e FSK-së.

Ndërsa, kryeminstri në detyrë Avdullah Hoti, paralajmëroi se do të krijohet një fond emergjent për t’u dalë në ndihmë familjeve që u dëmtuan nga reshjet e shiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *