Vajza e dëshmorit nga Krusha e Vogël lë Kosovën: Na u shuajten ëndrrat, që 23 vite shohim ankesat e politikanëve për pagat e tyre maksimale

Është larguar nga Kosova vajza e dëshmorit të luftës, Erza Shehu nga Krusha e Vogël.

Ajo ka marrë vendim të shkojë në Gjermani për punësim e shkollim.

Teksa njofton për largimin, Erza thotë se në Kosovë nuk mund të gjejë punë duke shkruar “Kosovë na fal, na u shuajten ëndrrat!”.

Madje ajo thotë se që 23 vite shohim ankesat e politikanëve për pagat e tyre maksimale, ndërsa të tjerët jetojnë me paga të ulëta.

Shkrimi i plotë:

Unë bija jote , Kosovë!
I doja ëndrrat tek ti!
Në vendin ku i dhashë të gjithë, babin, gjyshin, axhin tashmë po rinisë një fillim të ri në gurbet , shkollim e punësim në vend të huaj!
E di është shumë vështirë kur e dinë se në atë tokë, në atë vend u flijuan baballarët tonë. Tashmë plot 23 vite përderisa shohim ankesat e politikanëve për pagat e tyre maksimale, shumë nëna kanë jetuar dhe jetojnë tash e 23 vite me paga aq të ulta, saqë nuk jemi në gjendje ne si fëmijë të martirëve të shkollohemi apo të kemi një punë të sigurt nga pakujdesia e shtetit!
U shkolluam me shumë mund, besa u nënshtruam edhe nga sektori privat vetëm e vetëm që të arrijmë dicka!
Andaj Babë , Gjysh , Xhaxh më falni që po e lë Kosovën …
Ҫdo gjurmë e juaja sa të jem gjallë asnjëherë s’do të harrohet !
Kosovë na falë, na u shujtën ëndrrat!
Erza Shehu
05.10.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *