Valbon Krasniqi: Rritja e rasteve me Covid-19 ka qenë e pritshme

Drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ka thënë se rritja e numrit të rasteve me Covid-19 javët e fundit për punëtorët shëndetësor është e pritshme.

Krasniqi në Argument Plus gjithashtu tha se, kjo rritje ka qenë edhe e paralajmëruar nga ta pasi që javët e fundit nuk janë respektuar aspak masat.

Ndryshe si pasojë e rritjes së rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka bërë rangimin e ri të komunave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Me katergorizimin e ri, në zonën e kuqe janë gjashtë komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja dhe Lipjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *