Vazhdon ndërpreja e qarkullimit të automjeteve në rrugën Prizren-Gjakovë
Për shkak të punimeve që po zhvillohen nga Ministria e Infrastukturës, në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”, vazhdon ndërprerja e përkohshme e qarkullimit të automjeteve në një pjesë të rrugës Prizren-Gjakovë.
Punimet janë duke u realizuar në segmentin e rrugës në dalje të Prizrenit, në drejtim të Gjakovës dhe rruga është e bllokuar nga ‘Transiti i Vjetër’ në Arbanë deri te rreth-rrotullimi në Landovicë. Të gjitha veturat që shkojnë dhe vijnë nga drejtimi i Gjakovës, udhëzohen që si rrugë alternative të kalojnë nga drejtimi i rreth rrotullimit të Autostradës në dalje nga Prizreni-Veri.
Ndërprerja vlen deri më datën 25 dhjetor 2020.