Vdekja e policit në Prizren, Policia e cilëson si të dyshimtë
Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të policit që u gjet dje i vdekur në Prizren. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“ Është raportuar se në fshat është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.
Sipas informacioneve të para të policisë, dyshohet se i ndjeri ka pasur probleme me zemrën.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi emergjent në vendin e ngjarjes. I ndjeri ka pasur probleme me zemër. Në trupin e tij nuk është gjetur ndonjë shenjë e dhunës. Prokurori i rastit po i zhvillon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes”, ka thënë deklaruar dje, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi