Vdes një person si pasojë e një aksidenti në Prizren
Një person ka vdekur dje në QKUK, pasi u aksidentua me veturë dy ditë më parë në Prizren.
Viktima kishte qenë drejtues i veturës, ndërsa rasti kishte ndodhur rreth orës 19:15.
“Rr. Besim Shala, Prizren 13.01.2021 – 19:15. Lidhur me rastin, me 15.01.2021 i dyshuari mashkull kosovar drejtuesi i veturës, i cili kishte pësuar lëndime, ka ndërruar jetë në QKUK.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.