Vdes një shtetas i huaj në Prizren, policia nis hetimet
Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një shtetasi të huaj në Prizren.
Sipas policisë, lidhur me këtë rast janë intervistuar tre dëshmitarë.
Rasti është duke u hetuar.
“Prizren / 22.10.2024 – 19:10. Viktima mashkull shtetas i huaj ishte dërguar pa shenja jete në spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin janë intervistuar tre dëshmitarë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.