Vëlla e motër rrahen mes veti në Prizren, shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka shoqëruar dy persona dje në stacion pasi paraprakisht ata u rrahën mes veti.
Sipas policisë vëlla e motër kanë pranuar tretman mjekësor pas kësaj ngjarje.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Prizren 04.1.2022 – 17:53. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar (motër e vëlla) kosovar, pasi që janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.