U mbajt mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, të thirrur nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Sulltan Badalli.

Në mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:

1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të datës 17 nëntor dhe 22 dhjetor 2020;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi shpalljen e interesit të përgjithshëm publik; (Ngastra kadastrale Nr. 00502-0 ZK Sërbicë e Poshtme)

4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për formimin dhe emërimin e anëtarëve e bordit mbikëqyrës për menaxhimin dhe shfrytëzimin e objekteve publike sportive kulturore dhe rinore;

5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e titullit “Nderi i Qytetit” (Post Mortum) për Bujar Gjurgjeali;

6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për anulimin e vendimit nr.001/011-160724 dt:11.11.2019 mbi hyrjen në koncesion të pronës komunale (Sopaj);

7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim -vendimit për anulimin e Vendimit Nr.001/011-82822, i dt. 30.09.2020 për dhënien në shfrytëzim afatgjatë me kompensim të pronës komunale (Çlirimi)

8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për lirim nga pagesa e qirasë dhe taksës komunale për ushtrimin e veprimtarisë afariste në Komunën e Prizrenit, për shkak të situatës së Pandemisë COVID-19;

9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit mbi shpalljen e interesit te përgjithshëm publik; (Ngastra kadastrale: Nr.01187-0 ZK Gjonaj);

10. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës-propozimit të DKA-së, për votimin e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese në Komunën e Prizrenit;

KPF-ja rekomandoi që në rendin e ditës së mbledhjes së 1 (parë) të rregullt për vitin 2021 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit të shtohet edhe pika “Anulimi i vendimit Nr. 001/001-77311 Dt: 30.05.2019 për rregullimin e kompensimit me marrëveshje të tokës ndërmjet Komunës së Prizrenit dhe pronarëve të tokave”, ndërkaq të largohet pika 10 për “Shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës-propozimit të DKA-së, për votimin e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese në Komunën e Prizrenit”. Po ashtu KPF rekomandoi që pikat tjera të jenë në rend dite të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 28 janar 2021 (e enjte).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *