Vërmicë: Parandalohet një rast i kontrabandës

Njësitet e antikontrabandës në Vërmicë kanë zbuluar sasi të konsiderueshme të mallit të padeklaruar, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Derisa është ndaluar për kontroll një autobus që operonte në linjën Tiranë-Prishtinë, është identifikuar sasi e auto-pjesëve dhe instrumenteve tabelorë në vlerë prej 6,000.00 euro.

“Gjatë kontrollës së autobusit, është identifikuar sasi e konsiderueshme e auto-pjesëve dhe instrumenteve tabelorë, me një vlerë të përgjithshme prej 6,000.00 Euro. Të gjitha këto mallra ishin të pa dokumentuara dhe të padeklaruara në momentin e hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës. Mallrat e padeklaruar dhe pa dokumentacion janë sekuestruar menjëherë. Njëkohësisht, janë nisur procedurat kundërvajtëse kundër subjektit”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *