Vetaksident me fatalitet në Prizren, vetura bie nga lartësia 30 metra në lumë – vdes pasagjeri
Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Reqan të Prizrenit, konkretisht në kilometrin e parë në drejtim të fshtatit Lubinjë e Epërme. Policia tha se vetura ka humbur kontrollin duke mos u përshtatur me kushtet e rrugës dhe ka rënë në një lumë nga një lartësi rreth 30 metra.
Për pasojë ka vdekur pasagjeri i moshës rreth 70-vjeçe, ndërsa shoferi është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje stabile.
Këto informacione i dha zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi shtoi se të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.