Filluan punimet për vendosjen e sistemit të ngrohjes dhe ventilimit në Palestrën ” Sezai Surroi”

Ka filluar të jetësohet kërkesa e kahmotshme e sportistëve por edhe edhe sportadashësve prizrenas, që Palestra e Sporteve” Sezai Surroi”, të ofrojë kushte më të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe përcjelljen e tyre nga qytetarët.

Për të parë nga afër fillimin e punimeve në vendosjen e sistemit të ngrohjes dhe ventilimit, që do të pasohet më pas në kuadër të këtij projekti edhe me ndërrimin e parketit, kishte dalur të enjten pasdite kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga drejtori i DKRS, Adem Morina.

Kryetari Totaj, tha se me këtë projekt po u dalim në ndihmë klubeve sportive të cilat veprimtarinë e tyre e realizojnë në këtë objekt, i cili në të kaluaren iu ka shkaktuar telashe të mëdha atyre si pasojë e mungesës së sistemit të ngrohjes.

Ky projekt mendohet të përmirësojë edhe performancën e klubeve sportive në të ardhmen, tha kryetari Totaj. Drejtori i DKRS, Adem Morina, njoftoi për detajet e këtij projekti të rëndësishëm, duke thënë se përveç vendosjes së sistemit të ngrohjes dhe ventilimit, do të ketë punime edhe në ndërrimin e një pjese të parketit, si dhe punimeve shtesë që do të pasojnë me faza në kuadër të këtij projekti mbi gjysmë milionë euro, i cili po realizohet falë edhe memorandumit të bashkëpunimit me MKRS-në.

Ndryshe, drejtuesit dhe anëtarët e klubeve të ndryshme sportive të cilat veprimtarinë e tyre e zhvillojnë në këtë Palestër, vazhdimisht kanë bërë thirrje që të vendoset sistemi i ngrohjes, pasi përveç rrezikut nga lëndimet gjatë ushtrimit të aktiviteteve, nga të ftohtit është rrezikuar edhe shëndeti i tyre./ Tv Prizreni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *