Vetëm 5 pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme
Pesë pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovës ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës (SHSKUK).
Në njoftim, thuhet se në trajtim janë edhe 30 persona post-Covid.
10 pacientë janë me oksigjenoterapi, derisa në mjekim intensiv është një person.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 23 pacientë post-covid
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksigjeni
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë