U betuan kuvendarët dhe kryetari Shaqir Totaj

Mbledhjen e ka udhëhequr Hanefi Muharremi, kuvendari më i vjetër.  Pas intonimit të himnit kombëtar dhe të Kosovës, Hanefi Muharremi tha se në këtë seancë janë dy pika të rendit të ditës.

Dhënia e betimit të kuvendarëve dhe betimi i kryeatrit. Në vazhdim u formua komisioni 3 anëtarësh për verifikimin e mandateve.

Kujtim Gashi anëtarë i Komisionit i  ftoi të gjithë anëtarët që të nënshkruajnë.

Më pas  u betuan kuvendarët dhe kryetari I cili e mbajti një fjalë rasti.

Kryetari i ri i Prizrenit, Shaqir Totaj tha se detyrën e kryetarit e sheh më shumë si përgjegjësi se si privilegj.

Nga sot qeverisja e Prizrenit do të thotë sundim I ligjit dhe transparencë. Për mua është nder për t’I shërbyer qytetit më ikonik të shqiptarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *