Vetura godet për vdekje këmbësoren në Prizren
Një grua e moshës rreth 50-vjeçare është goditur nga vetura mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Brigada 125” në Prizren.
E njëjta si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i policisë së rajonit të Prizrenit.Ai ka treguar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Kurse, lidhur me rastin është ndaluar një person.
“Hetuesit e stacionit Policor, njësia e trafikut dhe prokurori kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ia kanë marrë të gjitha veprimet rreth këtij aksidenti”, ka thënë ai.