Vidhen të gjitha dritaret në objektin e papërfunduar për strehim të të moshuarve në Prizren

Janë vjedhur të gjitha dritaret, gjithsej 54 sosh, nga objekti i papërfunduar i shtëpisë së të moshuarve në lagjen ” Dardania” të Prizrenit.

Punimet në ndërtimin e Shtëpisë së të Moshuarve kishin filluar me datën 5 janar të vitit 2017 nga ish qeverisja në Prizren në bashkëpunim me ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe ato ka qenë dashur të përfundojnë për më shumë se 18 muaj, mirëpo ato nuk kanë përfunduar me kohë si pasojë e neglizhencës së operatorit ekonomik për realizimin e këtij projekti.

Drejtori për Mirëqenie Sociale në Prizren, Islam Thaçi thotw sw ditën e enjte “jemi informuar nga një qytetar se dritaret e vendosura në këtë objekt janë vjedhur, dhe ne rastin e kemi lajmëruar në polici për vjedhjen e 54 dritareve të dimensioneve të ndryshme.

Drejtori Thaçi tha se pas këtij rasti dhe shkëputjes së kontrates me operatorin ekonomik, në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës së shpejti do të angazhojmë pjesëtarë të sigurimit fizik në ruajtjen e këtij objekti.

Ai tha më tej se, projekti për përfundimin e punimeve të mbetura do të procedohet në ritenderim, pasi që edhe nevojat për një objekt të tillë për të moshuarit janë të mëdha.

Lidhur me këtë rast, ne kemi kontaktuar edhe zëdhënësin e DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj, i cili tha se me të marrë informacionin nga drejtori i Mirëqenies Sociale, Islam Thaçi, policia përmes njësitit të hetimeve është duke u marrë me rastin në zbulimin e autorëve të kësaj vepre të rëndë./Tv Prizreni/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *