Zafir Berisha: 21 vite nga vrasja e bashkëluftetarit dhe mikut Ekrem Rexha-Drini!

Në mëngjesin e dt 08.05.2000 ende pa u bërë një vitë që ishte kryer lufta, para shtëpisë tij në mënyrë qyqare vritet bashkëluftëtari Ekrem Rexha-Drini.

Vrasja e Kom.Drinit nuk ishte humbje vetëm për familjen dhe shokët e luftës por ishte humbje për Prizrenin, Kosovën dhe prespektivën evropiane të vendit tonë!

Në kulmin e luftës për liri nga UÇK-së kundër okupatorit serbo-sllavë dhe argatëve të tyre, Ekrem Rexhaj-Drini ju përgjegjë thirrjes së atdheut, duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së në Vërri të Prizrenit nga mesi i korrikut të vitit 1998 me sygjerim të SH.P. UÇK-së, ku edhe ushtroj detyra shumë të rendësishëme në organizim dhe moboilizim të njësive të UÇK-së.

Ekrem Rexha-Drini gjatë luftës muar pjes në shumë  beteja për liri, ku ishte edhe i plagosur, por i pa nënshtrum duke ushtruar shumë detyra të rëndësishme si kom. i Br-125 ,Kom i ZOP të UÇK-së, antarë i SH.P- UÇK-së…

Në luftën titanike për lirinë e Kosovës u bënë shumë beteja dhe aksione kundër okupatorit serbë, deri më 12 qershor 1999 kur me ndihmën edhe të forcavevtë Nato-s ndodhi çlirimin i Prizrenit dhe Kosovës ku Drini kishte rolë të veçant për t’i dhën fund sundimit sllavë në tokat tona.

Do të jetë i paharruar kujtimi për Drinin.

Zafa

P.S: Foto e bërë me 02.09.1999 në fsh.Jeshkovë pranë shtëpis ku ka qenë selia e shtabit të Br.125 gjatë vitit 1998.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *