Tre persona vjedhin para në një lokal në Prizren

Një punëtor i një marketi ka raportuar në lokalin e tyre gjatë natës, tre persona kanë hyrë në lokal dhe kanë vjedhur para të gatshme.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 04:00 në rrugën e “Kukësit”, në Prizren.

Siç thuhet në raport, hajnat gjatë depërtimit në lokal kanë dëmtuar edhe pjesë materiale në lokal.

“Një punëtor i një marketi ka raportuar se në lokalin e tyre gjatë natës tre persona kanë hyrë në lokal dhe kanë kryer vjedhje në para të gatshme si dhe kanë dëmtuar pjesë materiale gjatë depërtimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *