Zafir Berisha: Humbja e fuqisë politike, papërgjegjësi dhe mosdija në qeverinë e LVV në Prizren…
Zafir Berisha, kryetar i Degës së Nismës në Prizren thotë se “Adoleshencës qeverisēse në Prizrën po i vije fundi, prandaj është obligim politik e qytetar që t’i kthejm shpresën dhe dinjitetin qytetit tonë!”
Reaimi i Plotë:
Humbja e fuqisë politike, papërgjegjësi dhe mosdija në qeverinë e LVV në Prizren, ka bërë që qyteti i Prizrenit të humbën mbi 5 miljon ero, si rezultat edhe i mos respektimit të ligjit për financat publike!
Katrahura e krijuar në qytetin e Prizrenit është bërë e gërditëshme nga “komisarët poltik” të ardhur me porosi nga “byroja e komitetit qëndror…” në Prishtinë, e cila ka ofenduar rënd qytetin tonë i cili ka qindra e mijra të rinjë me pregaditje shkollore të ndryshme e të cilët sillen vërdallë si të papunë, ndërsa në anën tjetër me taksa të qytetarëve çdo ditë makinat e komunës bëjn nga 200 kilometra për të marrur “komisar” në Prishtinë e për t’ sjellë në Prizren dhe për t’i këthyer përsëri.
Presionet dhe shantazhet nga “komisarët politik” që po i bëhet shërbyesve civilë në komunën e Prizrenit është e papranushme dhe i takon kohës së monizmit, ndërsa qëllimet tendencioze dhe djallëzore për të larguar puntor shumëvjeqar do të dështojnë.
Adoleshencës qeverisēse në Prizrën po i vije fundi, prandaj është obligim politik e qytetar që t’i kthejm shpresën dhe dinjitetin qytetit tonë!