Zafir Berisha ia liron vendin Shukri Qunit në Kuvendin Komunal të Prizrenit
“Për arsye të angazhimeve të tjeta partiake dhe publike në vazhdën e avansimit të frymën socialdemokrate të Nisma-s, nuk do të angazhohem në Kuvendin e Prizrenit” njofotn Zafir Berisha.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq,
Të respektuar bashkëpunëtorë e nismëtar!
Për arsye të angazhimeve të tjeta partiake dhe publike në vazhdën e avansimit të frymën socialdemokrate të Nisma-s, nuk do të angazhohem në Kuvendin e Prizrenit.
Jam i bindur se me përgjegjësi të madhe sikurse edhe deri sot, Shukri Quni për mandatin e 5-të në Kuvendin e Prizrenit, si njeri i dëshmuar dhe punëtor i arsimit dhe invalid i UÇK-së, nuk do të ndalet asnjëherë për ti shërbyer qytetarëve të Prizrenit në 4 vitet e ardhshëm!
Nga unë Zafa respekt për të gjithë ata që qëndruan besnik vizionit tonë në betejën politike për Prizren.
Vazhdojmë 4+4…