Zafir Berisha për kryetarin e Prizrenit: Ai s’është në gjendje ta menaxhojë një kope delesh
Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, ka qenë ashpër kritik ndaj qeverisjes së kryetarit të komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Pas acarimeve që ndodhën në kuvendin komunal në Prizren, Berisha deklaroi në Klan Kosova, se Haskuka nuk e di se çka është menaxhimi me qeverisjen komunale.
”Nuk është diçka risi për ne që jemi në ngjarje. Unë jam nga ata që Vetëvendosjen me Mytaher Haskukën, e kam ndihmuar, duke menduar që të bëhet një ndryshim në qytetin e Prizrenit, duke e skajuar nga pushteti PDK-në që ishte 10 vjet”.
”Por unë pashë një të vërtetë të hidhur sepse kisha mbështetur një grumbull adoloshentësh të një sekti politik në krye me një infantil politik, me një njeri që nuk e ka idenë çka është institucioni, e çka është kuvendi komunal”.
”Nuk është diçka e re, kjo është diçka që veç ka dalë në mejdan”.
”Përndryshe, ai njeri [Mytaher Haskuka] për fatin e keq të qytetit, nuk është në gjendje me një kope delesh të menaxhojë e lëre më me qeverisjen e kuvendit komunal”.
”Ai ka devalvuar institucionin e qeverisë komunale, ka përdhosur vlerat qytetare kulturore dhe politike të qytetit të Prizrenit dhe këto kanë kulmuar edhe sot në ndërskamcat mes tyre”.
”Unë kam prishur koalicionin sepse nuk kam dashur të vazhdojë dhe të bëhem pjesë e të keqes e cila është më shumë se kaq që shihet, sepse po shpresoj që qeverisja e keqe në Prizren, do ta lë në rend të dytë edhe keqqeverisjen e PDK-së”.