Zafir Berisha: Raporti i Perfomancës për Komunat e Kosovës (MPL), vazhdon që Prizrenin të vlerësoj në mesin e komunave me nivelin e ulët
Zafir Berisha thotë se “mungesa e dijes dhe ideve për të qeverisur në raport me kompetencat ligjore që ka, Prizreni me qeverisjen e VV është bërë për keqardhje”. Ai thotë “raporti i Perfomancës për Komunat e Kosovës (MPL), vazhdon që Prizrenin të vlerësoj në mesin e komunave me nivelin e ulët nën mesataren, duke u radhitë pas shumë komunave që me banorë janë më pakë se Lagjja Ortokollë (28 Nentori)!”
Postimi i plotë:
Mungesa e dijes dhe ideve për të qeverisur në raport me kompetencat ligjore që ka, Prizreni me qeverisjen e VV është bërë për keqardhje.
Raporti i Perfomancës për Komunat e Kosovës (MPL), vazhdon që Prizrenin të vlerësoj në mesin e komunave me nivelin e ulët nën mesataren, duke u radhitë pas shumë komunave që me banorë janë më pakë se Lagjja Ortokollë (28 Nentori)!
Zyra Kombëtare e Audimit (ZKA) në mes të tjetash kishte ardhur edhe me këtë konstatim për qeverinë e VV në Prizren;
“Dobësi janë identifikuar në menaxhimin e të hyrave, menaxhimin e personelit, të shpenzimeve, menaxhimin e pasurive, rritje të vazhdueshme të llogarive të arkëtueshmeve dhe detyrimeve. Edhe niveli i lartë i pagesave të thesarit përmes vendimeve gjyqësore/përmbarimore ka ndikuar në rritjen e shpenzimeve shtesë për këto pagesa”!
Prizreni pë fatin e keq të qytetarëve, viteve të fundit ka pasur një stagnim në të gjitha poret e jetës si rezultat i adoloshencës politike të subjektit që nuk e ka as iden se çka është përgjegjësia në qeverisje të qytetit.