Zyrtarët komunal të Prizrenit dhe ata të USAID-it diskutojnë për projektin “Kontarat Sociale”
Kryetari Shaqir Totaj ka pritur sot zyrtarët e USAID-it, ku biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit në realizimin e projektit “Kontrata Sociale”.
Gjatë takimit u diskutua për hulumtimin e bërë për tre vitet e kaluara. Me këtë rast u prezantuan rreziqet, barrierat dhe rekomandimet.
Kryetari Totaj tha se Komuna e Prizrenit i vlerëson të gjeturat e këtij hulumtimi, pasi, ato do ta lehtësojnë edhe më shumë kryerjen e punëve në të mirë të të gjithë qytetarëve të Komunës.
Ndërsa, zyrtarët e USAID-it u treguan të gatshëm t’i ndihmojnë zyrtarët e Komunës së Prizrenit në pikat ku interesimi është më i madh dhe se u zotuan që përmes konsulentëve të tyre do t’i përkrahin zyrtarët komunalë që të mos kenë vështirësi në ushtrimin e detyrave.