10 fshatra të Prizrenit nesër nuk do të kenë ujë të pijes

K.R.U “HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se bazuar në njoftimin për ndërprerje të planifikuar të rrymes nga ana e KEDS-it, do të kemi ndërprerje të furnizimit me ujë me datë 15.07.2022, prej 10:00-15:00, nga st. pompues – Sozi Nashec në këto fshatra:

· Kobaj,

· Atmaxhë,

· Tupec,

· Nashec,

· Grazhdanik,

· Planej,

· Gorozhup,

· Mile,

· Mazrek,

· Gjonaj dhe

· Një pjesë e qytetit të rrugës së Nashecit.

Me rastin e funksionalizimit të rrymës, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë në këto fshatra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *