Shkolla fillore në Prizren sulmohet nga persona të panjohur, thyhet xhami i sallës së sportit

Objekti i shkollës fillore të mesme të ulët ‘Fadil Hisari’ në Prizren, mbrëmjen e kaluar ka qenë cak i keqbërësve, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se mbrëmë rreth orës 22:20, punëtori teknik i shkollës ka vërejtur se xhami i derës së sallës së sportit është thyer nga persona të panjohur.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e asaj se çfarë ka ndodhur.

Momentalisht nuk ka persona të dyshur dhe rasti vazhdon të hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *