13 atletë të KA “Prizreni” i fitojnë 16 medalje në Malishevë
Sot më, 03.10.2021 në Malishevë nën organizimin e Federata Atletike E Kosovës, u mbajtë gara e fundit për këtë vit, “Mitingu i Tretë i Hapur”.
Në këtë garë Klubin e Atletikës “Prizreni” e përfaqësuan 13 atletë dhe u fituan 16 medalje : 7 të arta, 7 të argjendëta dhe 2 të bronzëta:
Sara Susuri – U – 18, e para në 100 m. për seniore,
Armel Qovanaj – U – 18, i pari në 100 m. për senior,
Guri Temaj – U – 18, i dyti në kërcim së gjati m. dhe i treti në 100 m. për U – 18,
Saranda Kastrati – U 16, e para në kërcim së gjati dhe e dyta në shtizë,
Valiha Sabani – U – 18, e dyta në 800 m. për U – 18,
Ariana Kryeziu – Seniore, e dyta në kërcim së gjati dhe e treta në 100 m.,
Leard Halimi – U – 18, i par në shtizë dhe i dyti në gjyle për U – 18,
Yllka Halimi – U – 18, e para në shtizë për U – 18 dhe e dyta në gjyle për U – 20,
Vlera Kryeziu – U – 16, e para në shtizë dhe e dyta në gjyle për U – 16,
Alnesa Shabani – U – 12 në 300 m., Ajshe Osi – U – 12 në 60 m. dhe Shefki Jahaj U – 10 në 60 m., kanë pasur paraqitje shumë të mira, janë në ngritje e sipër.