13 atletë të KA “Prizreni” i fitojnë 16 medalje në Malishevë

Sot më, 03.10.2021 në Malishevë nën organizimin e Federata Atletike E Kosovës, u mbajtë gara e fundit për këtë vit,  “Mitingu i Tretë i Hapur”.

Në këtë garë Klubin e Atletikës “Prizreni” e përfaqësuan 13 atletë dhe u fituan 16 medalje : 7 të arta, 7 të argjendëta dhe 2 të bronzëta:

Sara Susuri – U – 18, e para në 100 m. për seniore,

Armel Qovanaj     – U – 18, i pari në 100 m. për senior,

Guri Temaj  – U – 18, i dyti në kërcim së gjati m. dhe i treti në 100 m. për U – 18,

Saranda Kastrati  – U 16, e para në kërcim së gjati dhe e dyta në shtizë,

Valiha Sabani – U – 18, e dyta në 800 m. për U – 18,

Ariana Kryeziu – Seniore, e dyta në kërcim së gjati dhe e treta në 100 m.,

Leard Halimi – U – 18, i par në shtizë dhe i dyti në gjyle për U – 18,

Yllka Halimi  – U – 18, e para në shtizë për U – 18 dhe e dyta në gjyle për U – 20,

Vlera Kryeziu – U – 16, e para në shtizë dhe e dyta në gjyle për U – 16,

Alnesa Shabani – U – 12 në 300 m., Ajshe Osi – U – 12 në 60 m. dhe Shefki Jahaj U – 10 në 60 m., kanë pasur paraqitje shumë të mira, janë në ngritje e sipër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *