Liria i thotë Lamtumirë Superligës

Shkruan: Durak Thaçi

Skuadra më me nam në superligën e Kosoves në futboll Liria nga Prizreni, e cila së shpejti shënon 95 vjetorin e themelimit,pas barazimit të sotëm në Prizren me Dukagjinin e Klinës me shifra të barabarta 0:0 me një goldallim marramendës 17:58 i dha lamtumirën Superligës së Kosovës në futboll para tifozëve më të zjart në Kosovë “Arpagjikat”.Klubi ynë i zemrës u bë llugë pa asnjë ndjenjë burrërie,sikur të bëhej gara në ndonjë turnir mahalle.

Dihej kjo që nga fillimi sepse erdhi mashtruesi në qytetin e lashtë të Prizrenit i quajturi Raman Kiçe, i cili premtoi investime milionëshe,inkuardim në arenën ndërkombëtare… “Ky është turpi më i madh i këtij viti dashamir të fubollit prizrenas”. Rahman Kiçe një mashtrues ordiner…një askushi duar thatë asgjë nuk bëri por veq shkatrroi.

Nuk ka fjalë që mund të gjej një qytetar i Prizrenit, një adhurues i futbollit në ditën e sotme pos mallkimit për të ashtuquajturin menaxherin, njohësin e futbollit Raman Kiçe, i cili kohë më parë trenerat kosovar i quajti trenera “Banglladeshi”. Kërkohet nga qytetarët prizrenas që mashtruesi ordiner të lëshoj rrugë të dorëzoi klubin aty ku e morri.

Turpi nu ka emër tjetër pos kësaj që e ka sjell klubin në thellësi të gërminës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *