17-vjeçari vjedh trotinetin elektrik në Prizren

Përveç veturave që shumë herë janë cak i hajnave, kohëve të fundit pas përdorimit të madh të trotinetëve elektrikë, ka pasur raste të vjedhjeve të këtyre mjeteve.

Një rast i tillë i vjedhjes ka ndodhur të mërkurën në parkingun e njw qendre tregtare në Prizren, ku një 17-vjeçar dyshohet se ka vjedhur një trotinet. Mësohet se i mituri që është nga Ferizaj, u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë, me ç’rast Policia arriti ta kap.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku e ka pranuar se ka vjedhur trotinetin, si dhe ka dorëzuar çelësat e mjetit.

Ndaj të njëjtit, është lëshuar aktvendim për ndalim prej 24 orësh për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *