Gjendet një mjet i pashpërthyer në Romajë të Prizrenit

Një qytetar nga fshati Romajë e komunës së Prizrenit, dje rreth orës 16:30 ka gjetur një mjet i pashpërthyer nga një qytetar.

Burimet  kanë bërë të ditur se ai ka njoftuar Policinë, të cilët dolën menjëherë në vendin, ku kanë gjetur një granatë dore.

Tërheqja e mjetit është bërë në mënyrë të sigurt nga njësitë kompetente, me ç’rast nuk ka pasur dëme.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili e ka cilësuar rastin si ‘Gjetje e mjetit të pashpërthyer’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *