Prokuroria në Prizren: 1 person i ndaluar, në kërkesë për paraburgim të 2 personave dhe 4 aktakuza kundër 5 personave

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person për shkak të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 paragrafi 2 të KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona për veprën penale “Dhuna në Familje” nga neni 248 i KPRK-së.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” nga neni 185 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shmangia nga tatimi” nga neni 307 i KPRK-së.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *