Sa shpenzojnë kosovarët për festa?
Të gjeturat e Institutit për hulumtime UBO Consulting në Kosovë kanë njxerrë një hulumtim, sipas të cilit shpenzimet për festat e fundvitit në Kosovë sillen rreth 19.5 milionë euro.
“Krahasuar me vitin e kaluar, numri i familjeve kosovare që festojnë festat e këtij fundviti është rritur për 4 pikë përqindjeje, nga 64% në vitin 2021, në 68% në 2022. Numri i familjeve kosovare që këto festa nuk i shënojnë për shkaqe ekonomike ka shënuar rritje nga 14% në vitin 2021, në 20% në 2022”, thuhet mes tjerash në raport.
Bazuar në të gjeturat e hulimtimit, inflacioni nuk ka ndikuar në shpenzime.
“Mesatarisht, familjet kosovare kanë deklaruar që po shpenzojnë 146 euro për festat e fundvitit 2022, krahasuar me 156 euro në vitin 2021, dhe 139 euro në vitin 2020. Kjo nënkupton që në përgjithësi familjet kosovare po shpenzojnë mesatarisht 0.2 milionë euro më pak se në fundvitin e 2021-ës, dhe rreth 3.1 milionë euro më pak këtë fundvit se sa në fundvitin e 2020-ës”, thuhet në raport.