Rahovec, arrestohet një person për sulm seksual të ndodhur në nëntor
Është arrestuar një person për veprën penale sulm seksual në Rahovec.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor 2023.
I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rahovec 21.11.2023-15:00. Lidhur me rastin, me datën 05.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.