Në fshatin Zojz u perkujtua Dëshmori Sinan Thaçi

Sot në fshatin Zojz u perkujtua Dëshmori Sinan Thaçi.

22 vitë më parë në Koshare u zhvilluan luftime të ashpra në mes të forcave të UÇK-së dhe forcave okupatore serbo-qetnik, saktësishtë tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut ku zhvilloheshin luftime të ashpra ball për ball me forcat armike serbo-qetnike dhe mercenarë rus.

Sinani dhe shumë bashkëvendas të Dëshmorit mobilizohet për të marr pjesë në luftë për Lirinë e Kosovës.

Fillimish sistemohet në Kalimash për ti përfunduar ushtrimet dhe pregaditjet për të marrë pjesë në betjën që zhvillohej në Koshare.

Sinani në Kalimash emërohet komandant togu dhe pasi mbaron pregaditjet për luftë me 14 prill së bashku me togun e tij dërgohet në vijat e frontit në Koshare për t’i dal në ndihmë bashkëluftëtarëve të UÇK-së, të cilët bënin luftë ballore me forcat ushtarak paramilitare serbe.

Me 29 prill të vitit 1999 heroi Sinan Thaçi bie heroikisht në fushën e nderit për të mos vdekur kurr, në vendin e quajtur Rasa e Zogut.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit Sinan Thaçi dhe gjithë dëshmorëve  që dhanë jetën pët lirin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *