Për një ditë, shqiptohen 818 gjoba ndaj atyre që nuk respektuan Ligjin COVID-19
Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk po respektojnë Ligjin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend Policia e Kosovës ka shqiptuar 818 gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar Ligjin COVID-19.
Ndërsa, ka shqiptuar edhe 1 mijë e 23 gjoba për ata që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.
Për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, Qeveria e Kosovës kishte marrë masa shtesë për tu mbrojtur nga ky virus.
Kësisoj edhe Policisë së Kosovës i ishte kërkuar që të shqiptoj gjoba ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë Ligjin për pandeminë.