970 gjoba për mosrespektim të masave ndaj COVID-19
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 970 gjoba ndaj personave që nuk respektuan masat antiCOVID të vendosura nga institucionet shëndetësore.
Veç këtyre u shqiptuan edhe 956 gjoba të tjera për shkelësit e rregullave të trafikut.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve raportohet se në rrugët e Kosovës janë shkaktuar 21 aksidente trafiku me të lënduar de 37 aksidente me dëme materiale.
E brenda një dite policia ka arrestuar 15 persona dhe 10 të tjerë i ka dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajte të dënimit.